Ditë e hapur për EE në Strugë

Në kuadër të projektit "Rritja e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar", në datë 08.07.2014 në Strugë, në periudhën prej orës 11 deri në ora 15, në stendë të posaçme para hotel Beogradit, në çarshinë e vjetër, qytetarët kishin mundësi të informohen për përfitimet nga përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasitetit energjetik përmes këshillave inzhinjerike falas dhe materialeve propagandistike.

Kjo ditë e hapur është e para nga disa ditë të hapura që do të mbahen gjatë muajit korrik në kuadër të këtij projekti. Pas ditës së hapur në Strugë do të pasojnë edhe dy dhe atë në Dibër dhe Ohër. Organizimet janë pjesë nga aktivitetit i dytë i projektit me qëllim të promovimit të efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin planor Jugperëndimor në Maqedoni.

Kjo ngjarje është organizuar nga ana e Qendrës për efikasitet energjetik në Maqedoni - MACEF dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, dhe mbështetet nga ana e Komunës së Strugës.

Projekti financohet nga Unioni Evropian si pjesë e IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Partneri bartës i këtij projekti është "Qendra për efikasitet energjetik në Maqedoni - MACEF" në partneritet me "Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor" nga Republika e Maqedonisë dhe "Shqipëria - EU Qendra për efikasitet energjetik" dhe Këshilli rajonal i Korçës nga Republika e Shqipërisë.

 

 

Otvoren_Struga_2.jpg Otvoren_Struga_1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor