Trajnim për efikasitet energjetik

Sot, (19.06.2014) në Makedonski Brod, në kuadër të projektit "Rritja e efikasitetit energjetik dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë", bartës i të cilit është organizata MACEF bga Shkupi, u mbajt trajnimi i dytë për administratën komunale në rajonin planor Jugperëndimor. Përfaqësuesit e komunave, ndërmarrjeve publike, organizata dhe shoqata kishin mundësi të ndjekin disa ligjërata nga ligjërues eminent të kësaj sfere me qëllim të rritet shkalla e efikasitetit energjetik në sektorin privat dhe publik, si dhe të njihen me detyrimet ligjore në këtë sferë, dhe të cilat, para së gjithash, i kushtohen Komunave.

Sipas projektit, në periudhën e ardhshme, komunat e rajonit duhet të zgjedhin nga një objekt funksional, në pronësi të komunës, nga të cilat, komisioni profesional, do të përzgjedhë katër objekte për të cilat do të punohet dokumentacion teknik, e cila është bazë, që pastaj, të përdoret si kërkesë për mjete financiare për zgjidhjen e problemit të efikasitet të objektit në fjalë.

Gjatë muajit korrik do të mbahen edhe tre ditë të hapura (në tre qytete të ndryshme në Rajon) në të cilat persona profesional do t'i japin këshilla qytetarëve se si ta përmirësojnë efikasitetin energjetik në shtëpitë.

Projekti është financuar nga Unioni Evropian në kuadër të CBC Programit me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Qendra për zhvillim të RPJP është partner sepse të gjitha aktivitetet po ndodhin në Rajon.

Brod_11.jpg Brod_22
Brod_33

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor