Realizimi i PBG projekteve

Sot, 10.04.2014, në hapësirat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, u mbajt takim pune me përfaqësues të operatorëve ekonomik dhe përfaqësues nga komunat dhe ndërmarrjet publike nga RPJP, me çka filloi edhe realizimi i 3 projekteve rajonale të financuara përmes GIZ RED Programit. Qëllimi i këtij takimi ishte të merren informacionet paraprake dhe fillestare për gjendjen me dokumentacionin dhe punët në terren në vendbanimet Radozhdë (projekti: Sistemi i kolektorit Radozhdë - Kalisht), vendbanimi Qendër Zhupë (projekti: Stacion pastrues në Komunën e Qendër Zhupës), dhe vendbanimi Trpejcë (projekti: Stacion pastrues në vendbanimin Trpejcë).

Sa i përket projekteve rajonale të financuara nga ana e GIZ RED Programit (PBG grand), rajonit planor Jugperëndimor, siç është e njohur edhe për publikun e gjerë, i janë miratuar gjithsej 4 projekte. Në periudhën e ardhshme do të mbahet edhe një takim me përfaqësues të operatorëve ekonomik dhe përfaqësues nga Komuna e Kërçovës për projektin e 4-të, Analiza e variantit më të mirë për pastrimin e ujërave të zeza në Kërçovë.

 

implementimi-i-PBG-1.jpg implementimi-i-PBG-3
implementimi-i-PBG-2 implementimi-i-PBG-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor