Prezantimi i PBG projekteve

Qendrat për zhvillim të tetë rajoneve planore nga vendi, dje në Shkup (20.30.2014), nën organizimin e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim teknik - GIZ RED Programi dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, para një numri të madh të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare i prezantuan projektet rajonale të miratuara në kuadër të Skemës së grandeve të kushtëzuara në bazë të efikasitetit. Janë miratuar gjithsej 29 projekte, pjesë më e madhe janë të karakterit infrastrukturor, dhe për të cilat janë ndarë 400.000 euro, përkatësisht për çdo Qendër për zhvillim nga 50.000 euro. Qëllimi kryesor i organizatorëve ishte, përmes prezantimit, të animohen donatorët ndërkombëtarë me qëllim që të qaset drejt realizimit konkret të disa problemeve madhore me të cilat ballafaqohen qendrat në Maqedoni.

Sa i përket rajonit planor Jugperëndimor, siç është e njohur tashmë edhe për publikun e gjerë, janë miratuar gjithsej 4 projekte, për të cilat për momentin po realizohen furnizimet publike. Së shpejti pritet të nënshkruhen marrëveshjet me operatorët ekonomik dhe të kalohet tek përpunimi i dokumentacionit teknik, përkatësisht projekte bazike për stacione pastruese të ujërave të zeza në lagjen Trpejca dhe Qendër Zhupë, sistemi i kolektorit nga Kalishta deri në Radozhdë dhe për Analizë për variantin më të mirë për pastrimin e ujërave të zeza në Kërçovë. Sipas marrëveshjes dokumentacioni për projektet e lartpërmendura duhet të ketë mbaruar deri në fund të muajit korrik të këtij viti.

Shumë shpejt përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare do t'i informojnë komunat e Rajonit për projektet që janë të pranueshme për zbatim të mëtejshëm, me çka patjetër, në bazë të aktiviteteve të ndërmarra deri tani nga ana e Qendrës për zhvillim, vëmendje më të madhe tek donatorët paraqet mbrojtja e Liqenit të Ohrit. Është reale të pritet miratimi i grandit për Tërpejcën, por ka mundësi edhe për komplet sistemin për mbrojtjen e Liqenit nga ana perëndimore dhe lindore. Ka mundësi që grandi të jetë 100 për qind çka është e një rëndësie të madhe për lartësinë e mjeteve që duhet t'i ndajnë qytetarët në nivel mujor për pastrimin e ujërave të zeza. Është jo e favorshme nëse sistemi ndërtohet me hua ose kredit.

Qendra për zhvillim ia arriti qëllimit përmes Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor të rezervojë 10 milion euro nga linja për zhvillim rajonal të IPA3 komponentit për ndërtimin e sistemit të kolektorit për ujërat e zeza në Kërçovë.

Takimin e djeshëm në Shkup e përshëndetën dhe vlerësuan si të rëndësishëm në përpjekjet që i bëjnë Qendrat për zhvillim në tejkalimin e problemeve të Rajoneve, zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Vladimir Pesheski, ministri i vetëqeverisjes lokale Tahir Hani, ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazaroto dhe zëvendës-ambasadori i ambasadës gjermane në Maqedoni, Hens Hegle Zander.

 

Skopje_1 Skopje_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor