Efikasiteti energjetik

Në Kërçovë (në 28 shkurt) në kuadër të projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik, si dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonit ndërkufitare, i financuar nga IPA - programi, u organizua ligjërata e dytë kushtuar përfaqësuesve të institucioneve publike, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe qytetarëve të Kërçovës, Pllasnicës dhe Makedonski Brodit.

Nga asociacioni i qytetarëve MACEF nga Shkupi, lider i projektit, theksojnë se ligjërata është nga fusha e efikasitetit energjetik, sistemeve për ftohje dhe ngrohje, si dhe shfrytëzimit më efikas të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Partnerë në këtë projekt është Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, i cili është i kyçur në realizimin e aktiviteteve të projektit me të cilat synohet promovimi i zhvillimit të zonave ndërkufitare me theks të veçantë tek energjetika, zhvillimi ekonomik, social dhe ambienti jetësor.

 

Kicevo_1 Kicevo_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor