Marrëveshje me BZHR

Dje, (13 shkurt 2014), në Shkup, në Byronë për zhvillim rajonal, nga ana e drejtorit, Xhemail Elmazi dhe udhëheqëses së Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska u nënshkrua marrëveshja për financimin e projekteve rajonale për vitin vijues.

 

Pas mbarimit të vlerësimit dhe miratimit nga ana e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal, para pak kohe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, solli vendim me të cilën Qendrës për zhvillim të RPJP i miratohen këto projekte: Plane urbanistike për jashtë-vendbanimet dhe fshatrat për vendbanimet rurale dhe urbane, Studim për planifikimin dhe përcaktimin e rrugëve për këmbësor dhe biçikleta, Studim dhe projekt bazik për eliminimin dhe trajtimin e mbeturinave nga ndërtimtaria, dhe Vendosja e shportave për park në mjediset urbane. Vlera totale e projekteve është 5,6 milion denarë.

 

Dogovor_2014_BRR.jpg Dogovor_2

 

Pjesa më e madhe e projekteve do të realizohen në nëntë komunat e Rajonit. Sipas dinamikës ato duhet të realizohen deri kah fillimi i muajit tetor të këtij viti.

Këtë vit për mbështetje të rajoneve planore dhe realizimit të projekteve rajonale nga buxheti nacional janë siguruar 42 milion denarë. Mjetet shpërndahen sipas koeficientit të zhvillimit.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor