Marrëveshje me GIZ

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe Shoqëria gjermane teknike për bashkëpunim ndërkombëtar, (GIZ RED Programi) nënshkruan marrëveshje për finansimin e 4 projekteve rajonale, nga sfera e mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Bëhet fjalë për përpunimin e dokumentit bazik për stacion pastrues në vendbanimin Tërpejca, sistemi i kolektorit nga fshati Radozhdë deri në Kalisht, stacion pastrues në Qendër Zhupë, si dhe punimi i Cost benefit analizës (Analiza e variantit më të mirë ekonomikisht) për tërë sistemin e mbledhjes së ujërave të zeza në pjesën urbane të Kërçovës. Vlera e përgjithshme e projekteve është 50.000 euro, ndërsa afati për mbarimin e tyre është deri në fund të muajit korrik të këtij viti.

Projektet janë të një rëndësie të madhe për të gjithë Rajonin sepse me realizimin e tyre do të hapen mundësi për finansimin real të ndërtimit të këtyre objekteve infrastrukturore. Sipas përllogaritjeve, për realizimin e 4 projekteve do të përfitohen rreth 14 milion euro, me çka 10 milion euro janë siguruar për projektin e Kërçovës përmes MInistrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor nga komponenta e tretë e ndihmës paraaderuese të cilën Maqedonia e merr nga Unioni Evropian. Mundësite reale ekzistojnë, nga i njëjti burim, që të fitohen mjete për përfundimin në tërësi të sistemit të kolektorit rreth Liqenit të Ohrit nga ana e Maqedonisë. Ajo don të thotë përfundim të pjesës nga Gradishte deri në Shën Naum dhe nga Struga deri në Radozhdë. Sipas analizave të bëra kjo pjesë do të kushtojë rreth 3 milion euro.

Këto projekte infrastrukturore të një rëndësie të madhe të cilat janë pjesë e listës prioritare vjetore të përcaktuara nga ana e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Një pjesë e mjeteve për përpunimin e dokumentacionit teknik për projektet janë siguruar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

 

Pres_3_GIZ Pres_1_GIZ

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor