Deponia rajonale

Zgjidhjet e integruara për menaxhimin me mbeturinat përmes përgatitjes së planeve në nivel rajonal, si dhe tejkalimi i problemit me ekzistimin e deponive jostandarde - të egra - janë faktorët kyç që mund të shërbejnë që Maqedonia të shndërrohet në destinacion të gjelbër. Kjo mënyrë e veprimit do të kontribuojë që vendi jonë për këtë qëllim të ketë në dispozicion fondet evropiane, sepse përvojat tregojnë se asnjë vend i vetëm nuk mund të ballafaqohet me mbeturinat. Këtë sot, në Ohër, e theksoi zëvendës ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor M-r Stevo Temelkovski në takimin me përfaqësues nga pushteti lokal, ndërmarrjen komunale publike dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Takimi në Ohër u mbajt pas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që të qaset drejt përgatitjes së planeve aksionare të zgjidhjes së problemeve komunale të qytetarëve në mikro rajone të veçanta të cilat janë të kategorizuara si pika të nxehta. Duke marrë parasysh se gjendja me mbeturinat në Ohër nuk është dramatike, nga ana e zëvendës ministrit Temelkovski u bë apel që subjektet aktivisht të kyçen me qëllim që të shfrytëzohen mjetet e parapara evropiane përmes IPA programit për përgatitjen e planit rajonal për rajonin planor Jugperëndimor. Pritet, gjatë vitit 2015, të fillojë procedura e tenderimit për shfrytëzimin e 10 milion eurove të aprovuara për përcaktimin e lokacionit të deponisë, transfero-stacionet potenciale, mbyllja e deponive të egra ekzistuese, dizajnimi teknik i deponisë dhe nëse lejohet furnizimi i ndërmarrjeve komunale me automjete të reja moderne.

Udhëheqësja e Qendrës për zhvillim të rajoni planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska theksoi se strukturat e nevojshme tashmë janë formuar. Kjo periudhë duhet të shfrytëzohet që të arrihet një pasqyrë komplete për sasinë e mbeturinave që gjenerohen në nivel të rajonit planor dhe mundësive që ai më tej të shfrytëzohet, sepse për investitorët potencial këto dy pyetje janë të një rëndësie vendimtare në atë se a do të investojnë në deponi moderne apo jo.

Në takimin me zëvendës ministrin e ambientit jetësor, Stevo Temelkovski, përfaqësuesit e pushtetit lokal theksuan gatishmërinë e tyre për ruajtjen e rrapeve të Ohrit, por u bisedua edhe për nevojën e përcaktimit të zonave të mbrojtura në moçalin e Studençicës sepse disa investitorë të jashtëm duan të investojnë mjete në kapacitete të reja turistike.

 

ZamMin_Ohrid 09.01.2014-2 ZamMini_Ohrid 09.01.2014-1.jpg
ZamMin_Ohrid 09.01.2014-3

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor