Vizitë studimore në Trieste

30 Kryetarë Komunash nga të 5-të rajonet e pjesës qendrore, perëndimore dhe verilindore të Maqedonisë dhe Udhëheqësit e Qendrave për zhvillim të rajoneve planore, të udhëhequr nga Ministri i vetëqeverisjes lokale qëndrojnë në vizitë studimore në Itali, Slloveni dhe Kroaci. Delegacioni nga Maqedonia kreu takim pune me Presidentin e provincës së Triestes. Në takim u prezantuan projektet e realizuara nga bashkëpunimi ndërkufitar në mes Italisë dhe Sllovenisë, për të cilin qëllim janë investuar mbi 300 milion euro. Theks të veçantë iu kushtua edhe qasjes italiane mbi organizimet e klasterëve të kompanive për efikasitet energjetik dhe marketing.

Sipas organizatorit dhe financuesit të vizitës studimore, GIZ RED Programi, këto tre destinacione janë zgjedhur për shkak se Italia dhe Sllovenia kanë një eksperiencë të madhe në aplikimin e projekteve nga fondet e BE, ndërsa Kroacia, si edhe Maqedonia deri para pak kohe i shfrytëzonte mjetet para aderimit.

Delegacioni e vizitoi edhe krahinën natyrore të mbrojtur, San Dorligo Della Valle, Në Komunën e Dorligos, ku nga Kryetari i Komunës Fulvia Premolin u njohën me sistemin e përgatitjes dhe financimit të projekteve në nivel lokal dhe rajonal. Udhëtimi studimor vazhdon me vizitë në qytetin e Koperit në Slloveni dhe Pulla në Kroaci.

 

Tv Iris

 

trieste---koper-01 trieste---koper-03

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor