Vizitë studimore në Koper

Delegacion i lartë nga Maqedonia, që e përbëjnë 30 Kryetarë komunash nga rajoni i Pellagonisë, Pollogut, Verilindor, Jugperëndimor dhe atij të Vardarit, Udhëheqësit e Qendrave për zhvillim të rajoneve planore dhe përfaqësues nga GIZ RED Programi sot u pranuan nga Kryetari i Komunës së Koperit, në R. Sllovenisë, Boris Popoviq. Para të pranishmëve në Agjencinë për zhvillim rajonal të Primorskës, u elaborua plani për zhvillim rajonal dhe financimi nacional pas vitit 2014, si dhe projektet e rajonit të financuara nga burime të ndryshme.

Koperi është në mesin e tre komunave më të mëdha dhe më të suksesshme në Slloveni me buxhet vjetor rreth 70 milionë euro. Një pjesë e madhe e mjeteve sigurohen nga fondet evropiane të parapara për financimin e projekteve për energji efikase. Për atë qëllim është përgatitur edhe strategji rajonale dhe plan aksionar, i përgatitur nga ana e agjencisë rajonale për energji efikase GOLEA.

Një nga depozitë më të përsosura në Evropë për menaxhim me mbeturinat inerte është ajo në qytetin Isola rreth 5 km larg nga Koperi, në vetë bregun e detit Adriatik. Gjatë vizitës u prezantuan strukturat lokale për menaxhim dhe përpunim të mbeturinave, si dhe teknologjia dhe mënyra e punës.

 

Tv Iris

 

trieste-koper-02.jpg trieste---koper-01

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor