Prioritetet turistike

Në Fakultetin e turizmit - Ohër në datë 31 tetor u mbajt një takim pune në mes përfaqësuesve të fakultetit, sektorët për zhvillim ekonomik lokal të komunave nga Rajoni dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Në takim u diskutua për prioritetet zhvillimore të Komunave në sferën e turizmit, në kuadër të përgatitjes së Studimit për zhvillim të potencialeve turistike të Rajonit. Prioritetet që u propozuan nga ana e përfaqësuesve të sektorëve për zhvillim ekonomik lokal do të inkorporohen në studimin. Gjatë kësaj, theks të veçantë ju kushtua lidhjes rajonale të komunave në drejtim të zhvillimit të turizmit.

Ekipi i ekspertëve nga Fakulteti i turizmit, të cilët punojnë në përgatitjen e Studimit përveç të tjerash bëjnë edhe kërkime mbi potencialet e përgjithshme të komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, dhe të cilat mund të vendosen në funksion të zhvillimit të turizmit.

Studimi përfshin kërkime primare dhe sekondare, me çka rëndësi të madhe i kushtohet sondazhit të mendimeve të subjekteve kryesore të kyçur në sferën e turizmit, si dhe vizitorëve, përfaqësuesve të hotelerive, agjencitë turistike, Komunat dhe tjerë.

Studimi do të përpilohet deri në datën 15 nëntor dhe e njëjti do të jetë i gatshëm për shqyrtim nga publiku i gjerë.

 

studim-per-turizmin-1 studim-per-turizmin-2

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor