Brendimi i djathit 2

Në datën 04.10.2013 në Qendër Zhupë u mbajt punëtoria e dytë për projektin "Brendimi i produkteve tipike qumështore në mikro rajonin e Dibrës". Gjatë punëtorisë blegtorët arritën të përpilojnë SWOT analizë për produktin e djathit. Të pranishmit identifikuan anët e forta, anët e dobëta, mundësit dhe rreziqet për produktin e djathit. Një nga qëllimet që ka ky projekt është rritja e kualitetit dhe kuantitetit të djathit, por për ta arritur këtë blegtorët duhet të unifikojnë recepturën e prodhimit të djathit dhe pastaj mund të vazhdojnë me procesin e certifikimit të djathit.

Një nga pengesat kryesore që po bllokon edhe zhvillimin e blegtorisë në këto anë është ndarja afatshkurtër e kullotave nga ana e Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujërave. Ky problem në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në zvogëlimin e investimeve në aparatura dhe teknologjinë për prodhimin e produkteve qumështore. Takimi i radhës është caktuar në datën 18.10.2013 në Dibër.

brandimi 2 brandimi 3
brandimi 4 brandimi 5

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor