Projekt për Drinin e Zi

U mbajt takimi i parë me grupin punues për projektin "Studim fizibiliteti për trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në Drinin e Zi nga Struga deri në Dibër". Në takim morën pjesë ekspertët, operatori ekonomik i angazhuar për hartimin e studimit, përfaqësues nga komunat partnerë në këtë projekt si dhe përfaqësues  nga ndërmarrjet komunale që merren me trajtimin e ujërave të zeza. Ekspertët nga operatori ekonomik MACEF prezantuan Programin e tyre të punës rreth këtij Studimi si dhe qasjen dhe metodologjinë që përdorin gjatë hartimit të kësi lloj studimesh fizibiliteti për trajtimin e ujërave të zeza. Ato u njoftuan edhe me gjendjen reale të komunave sa i përket zgjidhjes së çështjes së trajtimit të ujërave të zeza në përgjithësi por edhe atyre që derdhen në Drinin e Zi.

Në fazën e ardhshme komunat do të japin materiale dhe të dhëna empirike në lidhje me gjendjen e ujërave të zeza në territorin e tyre si dhe do të dalin në terren bashkë me operatorin ekonomik për të vërtetuar gjendjen faktike.

 

photo 3 photo 4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor