Brendimi i djathit

Në 27.09.2013 nisi edhe implementimi i projektit "Brendimi i produkteve tipike qumështore në mikro rajonin e Dibrës". Në fokus të këtij projekti është brendimi i ushqimeve karakteristike të këtij mikro rajoni që më së shumti është i njohur për prodhimin e djathit. Punëtoria e parë e cila u mbajt në qytetin e Dibrës ishte e fokusuar në temat: "Hyrje në botën e Brendimit, domethënie dhe zbatim i markës tregtare individuale - Brend, domethënie dhe zbatim të markës së Certifikuar, Përkufizim dhe domethënie dhe zbatim të markës kolektive. Në kuadër të këtij projekti do të realizohen 4 punëtori ku blegtorët do të mund të arrin të kontribuojnë në selektimin e emrit të djathit, prezantimin grafik si dhe sloganit të tij. Ky proces do të ndikoj për futjen e djathit Dibranë në tryezat e konsumatorëve të mbarë Republikës së Maqedonisë. Punëtoria e radhës është caktuar në datën 04.10.2013 e cila do të mbahet në Qendër Zhupë. Projekti është i financuar nga Byroja për zhvillim rajonal dhe GIZ RED Programit.

 

photo photo(3)

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor