Mirjana Lozanoska u rizgjodh për udhëheqëse të Qendrës për zhvillim

Udhëheqësja e deritanishme, Mirjana Lozanoska u rizgjodh për udhëheqëse të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në mbledhjen e sotme të Këshillit për zhvillim, në të cilën përveç tjerash u shqyrtuan çështjet në lidhje me zhvillimin rajonal. Anëtarët e Këshillit njëzëri vlerësuan se Qendra në periudhën e kaluar ka arritur rezultate të rëndësishme, por lind nevoja që të ketë një shkallë më të lartë mirëkuptimi me Qeverinë e RM në raport me mjetet që shpërndahen për tejkalimin e disbalancave në vetë rajonet, si dhe në raport me zhvillimin nga njëra ane e rajonit të Shkupit, në raport me shtatë rajonet planore tjera në vend.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, i cili njëherit është edhe President i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, theksoi se duhet të respektohen përcaktimet e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, sipas të cilave, për zhvillim të rajoneve planore, duhet të ndahen 1 për qind nga PBB, në nivel vjetor. Nëse ajo nuk ndodh politika rajonale do të jetë vetëm një deklaratë, theksoi Sela.

 

Sovet_1 Sovet_3

 

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor