Projekte rajonale

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor deri në fund të vitit do të realizojë shtatë projekte rajonale për të cilat janë ndarë rreth shtatë milion denarë nga Buxheti i RM për zhvillim të rajoneve planore. Me marrëveshjen që u nënshkrua këto ditë me Byronë për zhvillim rajonal është paraparë të përgatiten tre studime  dhe atë për zbatimin e burimeve alternative të energjisë dhe për potencialet turistike të rajonit, si dhe për trajtimin e ujërave të zeza të cilat derdhen në Drinin e Zi nga Struga deri në Dibër.

Përveç kësaj, do të bëhet mapimi i lokaliteteve të rëndësishme kulturore dhe natyrore me vendosjen e sinjalistikës rrugore të përshtatshme, por do të përgatitet edhe hartë me monumentet e rëndësishme në rajonin planor Jugperëndimor. Qendra për zhvillim për nevojat e ndërmarrjeve komunale do të furnizojë pajisje për balla dhe presim me qëllim që më lehtë të zgjidhet problemi i mbeturinave nga plastika. Në një nga projektet është paraparë të bëhet brendimi i produkteve qumështore tipike që prodhohen në mikro rajonin e Dibrës.

image-1372330359660-V image-1372330725226-V

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor