Zhvillim rural

Përfaqësues nga Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, sot (11.06.2013), në Ohër, mbajti mbledhje informative për thirrjen e 2 (dytë) dhe 3 (tretë) të shpallur për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural. Përfaqësuesit e AMFBZHR i prezantuan masat dhe mundësitë të cilat i ofron Programi, dhe atë tre masat:

-          321: Përmirësimi i cilësisë së jetesës në hapësirat rurale

-          322: Rilindja dhe zhvillimi i fshatrave

-          323: Ruajtja dhe përmirësimi i vlerave tradicionale në krahinat rurale

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve kanë Njësitë e vetëqeverisjes lokale në territorin e së cilës bën pjesë mjedisi rural të cilit i përket investimi. Vlera maksimale e shpenzimeve të pranuara për projekt sipas masave është:

-          Masa 321: deri në 20.000.000,00 denarë për projekt

-          Masa 322: deri në 20.000.000,00 denarë për projekt

-          Masa 323: deri në 15.000.000,00 denarë për projekt

Në takimin informativ morën pjesë Kryetarë nga rajoni planor Jugperëndimor, personat operativ nga Komunat e rajonit si dhe të punësuarit në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor