Projekte inovative

Në datë 11.06.2013 në hapësirat e GIZ RED në Strugë, u mbajt mbledhje në lidhje me Komponentin e 3 në kuadër të GIZ, për mundësitë e hapura për mbështetje të sipërmarrjes në rajonin planor Jugperëndimor. Nga ana e GIZ donatorit, u theksua se ato do të mbështesin projekte inovative rajonale me një buxhet total prej 300.000 euro. Propozim projektet do të identifikohen nga ana e sipërmarrësve, klasterëve të ndryshëm, organizatat, sektori joqeveritar nga rajoni Jugperëndimor. Në fillim të muajit shtator, do të shpallet konkurs për financim të këtyre projekteve.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor