Prezantim i QMK

Në pajtim me përfundimet e sjella për bashkëpunim dhe koordinim me kryetarët e komunave të përcaktuara në takimin në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale,  Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në bashkëpunim me MVL sot në Komunën e Strugës mbajtën takim për prezantimin e kompetencave dhe rolit të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), detyrimet ligjore të institucioneve përkatëse në nivel lokal, për preventiv, paralajmërim në kohë dhe menaxhimi me zjarret më të mëdha në hapësira të hapura.

Në takim mori pjesë Drejtori i QMK, përfaqësues nga komunat që bëjnë pjesë në rajonin Jugperëndimor, udhëheqës të sektorëve nga QMK si dhe persona përgjegjës në subjektet e QMK në nivel lokal përgjegjës për preventiv, paralajmërim në kohë dhe menaxhim me zjarret e përmasave më të mëdha në hapësira të hapura.

 

cuk2.gif cuk1

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor