Takimi i 4-të i GAR

Në datë 16.05.2013 në hapësirat e Këshillit të Komunës së Strugës u mbajt mbledhja e katërt e Grupit Aksionar Rajonal (GAR) në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Dragica Poposka nga ZEM "Ezerka" u zgjodh për koordinatore e GAR ndërsa ndihmës koordinatore u zgjodh Viljana Sadikoska nga SHE "Grashnica" Ohër. Gjithashtu në takim u bë rang lista e projekteve prioritare nga sfera e bujqësisë dhe blegtorisë. Projektet të cilat u propozuan janë:

-         Brendimi i produkteve qumështore tipike nga mikro rajoni i Dibrës;

-         Implementimi dhe certifikimi i GlobalGAP standardit në kultivimin e qershisë së Ohrit;

-         Njohja tradicionale - rruga drejt qëndrueshmërisë dhe

-         Bëj pak - kurse shumë: komposto!

Projektet do të dërgohen në shpalljet e hapura nga institucionet dhe donatorët e jashtëm.

 

rag1-16.05.2013 rag2---16.05.2013

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor