Mbledhja konstituive e Këshillit për zhvillim

Në datë 30.04.2013 me fillim në ora 11, në sallën e Këshillit të komunës së Strugës u mbajt mbledhja Konstituive e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Në mbledhje morën pjesë nëntë (9) Kryetarë të Komunave nga rajoni planor Jugperëndimor: Cvetomir Ugrinoski - Kryetar i Komunës së Vevqanit, Ruzhdi Lata - Kryetar i Komunës së Dibrës, Igor Trajkoski - Kryetar i Komunës së Debërcës, Fatmir Dehari - Kryetar i Komunës së Kërçovës, Milosim Vojneski - Kryetar i Komunës së Makedonski Brod, Nikolla Bakraqeski - Kryetar i Komunës së Ohrit, Ismail Jahoski - Kryetar i Komunës së Pllasnicës, Zijadin Sela - Kryetar i Komunës së Strugës, Arijan Ibraim - Kryetar i Komunës së Qendra Zhupës, përfaqësues nga komunat e rajonit dhe të punësuarit në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Pas kryerjes së verifikimit të Kryetarëve të pranishëm  vazhdoi me zgjedhjen e Presidentit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka me konsensus për President të kësaj trupe u zgjodh Zijadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Presidenti i ri i zgjedhur  Zijadin Sela i falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë me shpresë se bashkërisht do të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit.

 

konstituivna-sednica-1.gif konstituivna-sednica-2
konstituivna-sednica-3 konstituivna-sednica-4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor