Planifikim strategjik

Në datë 27.12.2012, në Strugë, në hapësirat e Këshillit të Strugës, me fillim në ora 10:00 u mbajt trajnim për planifikim strategjik në nivel lokal. Organizatorë të trajnimit ishin Sekretariati gjeneral i Qeverisë së RM, Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Në trajnim u analizuan dhe diskutuan gjendjet aktuale, dhe atë se ku dëshirojmë të jemi në të ardhmen. U bë një prezantim i qartë dhe diskutim me të pranishmit (të punësuar në komunat e rajonit planor JP) për prioritetet strategjike dhe qëllimet strategjike. Në fund, moduli i tretë, u shikuan mundësitë dhe mënyrat se si përgatiten projektet, llojet e projekteve dhe përpilimi i buxhetit.

 

str-2 str-4
str-3 str-5

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor