Ramiz Merko është zgjedhur president i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është zgjedhur president i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Në seancën e sotshme të Këshillit për zhvillim, kryetarët e 13 komunave të cilat bëjnë pjesë në këtë rajon, një zëri vendosën që Merko dhe në dy vitet e ardhshme të jetë në krye të Këshillit, duke theksuar angazhimin e tij për një politikë rajonale më efikase në Maqedoni.

 

Duke u falënderuar për besimin, presidenti i Këshillit për zhvillim, Ramiz Merko, vuri në dukje se është e nevojshme zbatimi i dispozitave ligjore, veçanërisht në mjetet që ndahen për zhvillim rajonal. Në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, në nivel vjetor, janë planifikuara për shpërndarje mjete në lartësi prej 1 përqind nga PBB për projekte të karakterit rajonal, theksoi Merko. Por, tash në vend që me ato mjete të menaxhojnë Këshillat dhe Qendrat në nivel planor, në pjesë të madhe shpërndahen nëpërmjet ministrive, me arsyetim se mjetet shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve të karakterit rajonal.

 

Kryetarët e komunave nuk i pranojnë këto arsyetime nga ana e pushtetit qendror dhe kërkojnë zbatim të dispozitave ligjore. Në të kundërt theksojnë se angazhimi për tejkalimin e dispariteteve rajonale ndërmjet rajonit planor të Shkupit dhe të tjerëve nuk do të ketë të ardhme. Sipas të dhënave statistikore zyrtare, 45,5 përqind nga PBB realizohet në Shkup dhe rrethinën e tij. Nga rajonet planore tjera, pjesëmarrja më e vogël është në rajonin Veri-lindor, ndërsa më e madhe në rajonin planor të Pellagonisë me 12,5 përqind.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor