Promovimi i produkteve dhe krijimi i rrjetit të prodhuesve

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor filloi implementimi i projektit "Promovimi i produkteve bujqësore dhe qumështore në rajonin Jugperëndimor". Më datë 29.10.2010, në Ohër, u mbajt trajnimi i parë, nga katër të planifikuarat, me temë "Promovimi i produkteve dhe krijimi i rrjetit të prodhuesve".

Në trajnim morën pjesë përfaqësues (prodhues individual) nga komunat: Dibër, Qendra Zhupë, Vevçani, Struga, Ohri dhe Debërca dhe ligjëruesit Prof. D-r Sonja Srbinovska (nga Fakulteti i bujqësisë) dhe M-r Natasha Dubrova-Mateva (Instituti i blegtorisë).

Qëllimet e këtij projekti janë që t'i jepet ndihmë profesionale prodhuesve nga rajoni nga ana e ekspertëve vendorë të asaj sfere, të promovohen prodhuesit individual dhe prodhimet e tyre, krijimi i rrjetit të prodhuesve nga i gjithë rajoni Jugperëndimor, dhe t'i jepet ndihmë teknike.

Në projekt janë të paraparë edhe tre trajnime në këtë temë, të cilat do të jenë pjesë e implementimit gjatë periudhës së ardhshme. Pjesë e projektit është edhe punimi i një broshure me prodhimet karakteristike nga i gjithë rajoni. Broshura do të botohet në katër gjuhë: maqedone, shqipe, turke dhe angleze. Gjithashtu do të punohet një ueb portal ku do të kenë mundësi të gjithë prodhuesit nga rajoni t'i promovojnë prodhimet e veta.

 

obukaohrid01 obukaohrid02

obukaohrid03

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor