Ushqim i shëndetshëm dhe prodhime qumështore

Më datë 05.11.2010, në hapësirat e hotel "Kërçova" në Kërçovë u mbajt trajnimi i dytë me temë: "Ushqim i shëndetshëm dhe prodhime qumështore". Në trajnim morën pjesë përfaqësues (prodhues individual) nga komunat: Makedonski Brod, Plasnicë, Vraneshticë, Zajaz, Osllomej, Drugovë dhe Kërçovë dhe ligjëruesit Prof. D-r Suzana Kratovalieva (Instituti i bujqësisë) dhe D-r Risto Vuckov (Ekspert për blegtori dhe bujqësi).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte, me ndihmën e ligjëruesve, prodhuesit nga ky rajon të këmbejnë eksperienca në lidhje me prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Gjithashtu këto trajnime janë një mundësi e mirë që vet prodhuesit të shkëmbejnë eksperienca të ndryshme dhe të krijojnë një rrjet të prodhuesve nga i gjithë rajoni Jugperëndimor.

Ky trajnim është paraparë të mbahet, me ligjëruesit e njëjtë, dhe në komunat e tjera (Qendra Zhupë, Dibër, Vevçan, Strugë, Debërc dhe Ohër).

 

zdravahrana01 zdravahrana02

zdravahrana03 zdravahrana04

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor