Memorandum bashkëpunimi

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në datë 12.01.2011 nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Bashkëpunimi i përbashkët është në drejtim të mobilizimit të potencialeve dhe zhvillimit të projekteve të qëndrueshme për arritjen e prioriteteve nga Programi për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe ndërtimit të kapaciteteve në nivel lokal dhe rajonal. Bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve do të kalojë nëpërmjet Institutit për zhvillim ekonomik dhe menaxhim ekologjik, të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.

Palët nënshkruese janë dakord që në mes veti të bashkëpunojnë në procesin e implementimit të aktiviteteve për zhvillim rajonal të qëndrueshëm të cilat do të realizohen në territorin e rajonit planor Jugperëndimor.

 

memorandum01 memorandum02

memorandum03

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor