Prezantimi i Studim fizibilitetit për bartjen e ujërave të zeza në mikro-rajonin e Kërçovës

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, u mbajt edhe një prezantim publik i "Studim fizibiliteti për bartjen e ujërave të zeza nga mikro-rajoni i Kërçovës".

Në prezantim morën pjesë Kryetarët e komunave nga rajoni Jugperëndimor, përfaqësues nga Fakulteti i Ndërtimtarisë - Shkup (kryerësit e Studimit), anëtarë nga Grupi operativ, përfaqësues nga ndërmarrjet publike komunale, gazetarë, profesionist të fushës dhe të punësuarit në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Studimin e prezantoi prof. D-r Petko Pelivanoski, i cili mori pjesë edhe në punimin e këtij Studimi. Pelivanoski theksoi se me anë të ndërtimit të këtij sistemi për trajtimin e ujërave të zeza në mikro-rajonin e Kërçovës mundësohen kushtet për parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme të ambientit jetësor në ato vendbanime, dhe do të rritet niveli i pastërtisë së lumit Treska. Për pastrimin e ujërave të zeza, është planifikuar ndërtimi i sistemit të kolektorit në gjatësi prej 65 kilometra dhe tre stacione pastruese (Kërçovë, Popovjan dhe Plasnicë).

Udhëheqësja e Qendrës, m-r Mirjana Lozanoska theksoi se Studimi do të jetë bazë për aplikim në fondet e UE. Projekti për ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, sipas vlerësimeve të tashme do të kushtojë rreth 20 milion euro.

 

prezentacija01 prezentacija02

prezentacija03

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor