Manifestimi përmbyllës

Më 28.04.2011, u mbajt Manifestimi përmbyllës me rastin e realizimit të suksesshme të projekteve rajonale për vitin 2009. Në ceremoninë, në Hotel Drim, morën pjesë ministrat e pushtetit lokal Musa Xhaferri  dhe i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave Ljupço Dimovski, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Xhemail Elmazi, presidenti i Këshillit të rajonit planor Jugperëndimor Ramiz Merko, kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, prodhues individual nga i gjithë rajoni planor Jugperëndimor, mediume, dhe aktorë të tjerë të zhvillimit rajonal.

 

Ministri Xhaferri së pari shprehu falënderim që u nderua për të marrë pjesë në një organizim kaq të madh. Ai theksoi, se qëllimi kryesor i zhvillimit rajonal të rajoneve planore është që të rritet niveli i të gjithë aktorëve për mundësitë që ofrohen për mbështetje të projekteve rajonale, dhe të cilat implementohen nga ana e Qendrave për zhvillim. Ministri Xhaferri  theksoi se funksionimi i këtyre rajoneve është e një rëndësie të madhe për vendin, veçanërisht se Maqedonia ka qëllim strategjik të jetë anëtare e UE. Ai shprehu besimin se ai objektiv do të arrihet, dhe atëherë do të vijë në shprehje më shumë puna dhe funksionimi i tetë rajoneve.

 

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave Ljupço Dimovski, i cili gjithashtu ishte i ftuar nderi në Manifestimin përmbyllës, theksoi rëndësinë e laboratorëve mobil për kryerjen e analizave pedologjike dhe agrokimike të tokës. "Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë dhe për atë shkak një numër i madh i programeve nacionale për mbështetje të këtij sektori janë të destinuara për rritjen e kuantitetit dhe kualitetit të prodhimtarisë" theksoi ministri Dimovski. "Ne e dimë rëndësinë e sektorit që siguron ushqim, por edhe prodhime për një pjesë të madhe  të bujqve profesional. E ndjemë pulsin e fshatit dhe konstatuam se atje ka potencial për zhvillim. Prandaj në vitet e kaluara, por edhe në ato që vijnë, bujqësia për ne do të jetë sektor prioritar", shtoi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave Dimovski.

 

Mikpritësi dhe presidenti i rajonit planor Jugperëndimor, kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, pasqyroi  fotografinë reale për përfaqësimin e mjeteve financiare në rajon. Ai beson se rajonet duhet të kenë një pasqyrë të plotë se ku shkojnë fondet të destinuara për zhvillimin e tyre. Merko shtoi se ashtu duhet të praktikohet për një proces të decentralizimit më të suksesshëm.

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, bashkë me kryetarët e komunave të Kërçovës Blagoja Despotoski dhe Millosim Vojneski të Makedonski Brodit, njësive rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave në Komunat Strugë, Ohër, Kërçovë, Dibër dhe Makedonski Brod ua dorëzuan laboratorët mobil për testimin e kualitetit të tokës. Në manifestimin përmbyllës u dorëzua edhe Studimi i Fizibilitetit për bartjen e ujërave të zeza në mikro-rajonin e Kërçovës, të cilën zyrtarisht e pranuan kryetarët e komunave të Kërçovës, Zajazit, Osllomejit, Drugovës, Vraneshticës dhe Plasnicës. Gjithashtu u promovua publikimi Produktet bujqësore dhe qumështore në rajonin planor Jugperëndimor. Fjalë kishte edhe Prof. D-r Sonja Srbinovska nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimore nga Shkupi dhe Prof. D-r Suzana Kratovalieva nga Instituti për bujqësi nga Shkupi. Në manifestim u ekspozuan edhe një pjesë nga prodhimet e prodhuesve bujqësor dhe qumështor nga i gjithë rajoni planor Jugperëndimor.

 

Përveç fjalimeve të përfaqësuesve të rëndësishëm nga rajoni planor Jugperëndimor, programi u pasurua edhe me program kulturor-artistik të grupeve të artit popullor maqedonas dhe shqiptar. Gjithashtu u shijuan edhe ushqimet me origjinë organike, sepse kishte edhe stenda me promovim të prodhimeve bujqësore dhe qumështore.

 

ZavrsnaStruga Zavrzna_Dimovski

Zavrzna_Merko-01 Zavrzna_Musa_01

Zavrzna_gosti Zavrzna_gosti_01

Zavrzna_gosti02 Zavrzna_Hrana

Zavrzna_Hrana_2 Zavrzna_Hrana_3

Zavrzna_Hrana_4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor