Marrëveshje për realizimin e projekteve

Në datë 06.05.2011, në hapësirat e Byrosë për zhvillim rajonal në Shkup, u nënshkrua Marrëveshje për realizimin e projekteve në mes Byrosë për zhvillim rajonal dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Drejtori i Byrosë, Xhemail Elmazi theksoi se projektet do të jenë nxitje për zvogëlimin e dispariteteve në mes rajoneve dhe zhvillimin e iniciativave në afrimin me Bashkimin Evropian. Rajoni planor Jugperëndimor do të realizojë gjashtë projekte, për të cilat ndihma financiare nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal është 12.074.294 milion denarë. Në tre projekte janë të përfshirë të gjithë 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor.

Lista e projekteve:

-          Studim fizibiliteti për bartjen e ujërave të zeza nga Gradishte në Shën Naum

-          Vendosja e punktit matës për emetimin e gazrave dhe ndotjes së ambientit nga ana e TEC "Osllomej" dhe punimi i studimit me propozim-masa për mbrojtje nga ajri i ndotur

-          Selektimi i mbeturinave dhe furnizimi i enëve për 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor

-          Punimi i projektit teknik për kanalizim fekale për Veshtën (një pjesë), Vevçanin, Podgorcin, Oktisin, Belicën e Poshtme

-          Organizimi i karvanëve me grupe folklorike, prezantimi i ushqimit dhe veshjeve tradicionale, etno shfaqje, aktivitete sportive në 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor

-          Furnizimi i pajisjeve për zbulimin e humbjes së ujit në rajonin planor Jugperëndimor

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor