Memorandum bashkëpunimi

Universiteti "Shën Kiril i Ohrit" nga Manastiri dhe Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. "Me nënshkrimin e këtij memorandumi hapen mundësi që praktikat akademike të shkrihen në projekte konkrete me çka që të dyja institucionet bashkërisht të aplikojnë tek donator të brendshëm dhe të jashtëm", deklaroi pas ceremonisë së nënshkrimit në Pllaoshnik të Ohrit, rektori i universitetit të Manastirit, prof d-r Zlatko Zhoglev, i cili njëkohësisht vendosi theks se angazhimet e këtilla do të jenë në dobi të gjithë qytetarëve të rajonit.

Dekani i Fakultetit të turizmit dhe hotelerisë, prof d-r Sasho Korunovski, theksoj se njëra nga sferat në të cilën mund të arrihen rezultate pozitive dhe  efektive është pikërisht turizmi, duke e marr parasysh potencialet e shkëlqyera me të cilat disponon rajoni planor Jugperëndimor. "Pozitivisht është vlerësuar ideja dhe bashkërisht do të punojmë për të punuar Studimin për zhvillimin e turizmit në krejt krahinat e rajonit planor Jugperëndimor në të cilën përfshihen 13 Komuna të Maqedonisë", theksoi udhëheqësja e Qendrës për zhvillim, m-r Mirjana Lozanoska.
Studimi do ti ndjek direktivat nga Strategjia nacionale për zhvillim të turizmit, me një kujdes të veçantë që do ti kushtohet përcaktimit të përparësive të këtij rajoni planor me çka do të mundësoj shkallë më të madhe të pjesëmarrjes së turizmit në prodhimin e brendshëm bruto si dhe një shkallë më të madhe të zhvillimin ekonomik në zonat rurale.

 

Memorandum_1
Memorandum_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor