THIRRJE PUBLIKE

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në bashkëpunim  GIZ RED Programi për zhvillim ekonomik rajonal në Maqedoni, Fondacioni PSM dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, si pjesë e projektit  "Krijimi i vendeve të punës përmes punës praktike", shpall thirrje për 15 ndërmarrje të interesuara për praktikant, për periudhë kohore 3 mujore. Projektit mundëson përkrahje dhe orientim të rinjve të papunësuar, përmes trajnimit dhe praktikës, të arrijnë aftësi dhe njohuri, me qëllim për lehtësim gjatë punësimit ose vetëpunësimit dhe adaptim me vendin e punës. Përmes këtij projekti, ndërmarrjet do të marrin subvencion për punësimin e çdo praktikanti në lartësinë prej 3000,00 denarë në muaj.

Praktikantët janë persona të papunësuar, prej 22 -30 vjet, me diplomë universitare, të paraqitur në Agjencionin për punësim, me trajnime të kaluara për prezantim,  komunikim dhe aftësi ndërmjetësuese, si dhe përgatitja e biznes planit.

Ndërmarrjet duhet t'i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

- Të kenë nevojë për krijimin e vendeve të reja të punës;

- Selia dhe ambienti i punës së ndërmarrjes të jenë në territorin e Rajonit planor Jugperëndimor, gjegjësisht në territorin e komunave: Strugë, Vevçan, Ohër, Debërc, Dibër, Qendër Zhupë, Drugovë, Kërcovë, Osllomej, Zajaz, Plasnicë, Vraneshticë dhe Makedonski Brod;

- Të siguroj vend pune përkatëse për praktikantin;

- Të japë orientime adekuate dhe detyra pune;

- Të jap paguaj një shumë simbolike mujorë në shumë prej 3000,00 denarë;

- Të mbuloj shpenzimet e sigurimit gjatë punësimit;

Ndërmarrjet e interesuara mund të aplikojnë me një përshkrim të shkurtët të ndërmarrjes (jo më e gjatë se një faqe) në e-mail:

CRJugozapaden@rdc.mk dhe valon.kaba@rdc.mk

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor