Takim pune

Në 7 qershor u mbajt takim i punës në lidhje për realizimin e projektit "Përpunimi i projektit teknik për ujërat e zeza në Vevçan dhe Strugë", miratuar nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2010. Në takim morën pjesë Vladislav Zhupan - Komuna e Strugës, Vait Ajro - "Proakva" Strugë, Natalija Kalajxhieska-Lazaroska - Komuna e Vevçanit, Ljube Trajanoski - "Niskogradba"- Ohër, Mirjana Lozanoska dhe Stojan Saveski - Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Pjesëmarrësit u informuan për projektin "Përpunimi i projektit teknik për ujërat e zeza në Vevçan dhe Strugë", me theks kryesor tek aktivitetet dhe shuma e mjeteve te miratuar nga ana e Byrosë  për zhvillim rajonal për realizimin e tij. Në takim u cek se ka pas shkurtim të mjeteve nga na BZHR, me çka për këtë projekt janë fituar vetëm 63% e mjeteve të kërkuara, dhe për këtë shkak duhet të reduktohen disa nga aktivitetet e projektit ose të realizohen vetëm disa faza në përputhshmëri me mjetet e disponueshme.

Në pajtueshmëri me përshkrimin e Detyrave të punës e cila është pjesë përbërëse e Dokumentacionit projektues, qëllimi I këtij takimi ishte që të diskutohet gjendja aktuale në teren, a ka ndonjë lloj ndryshimi  duke e marr parasysh se projekti është dorëzuar në mars 2010, a marrëveshje me BZHR është nënshkruar në maj të vitit 2011. Sipas pjesëmarrësve në takim nuk ka ndryshime në teren, por të njëjtit treguan se ekziston një studim fizibiliteti që është punuar në periudhën e kaluar gjithashtu ka projekt ideor/ zgjidhje teknike për kanalizimin e ujërave të zeza për Vevçanin, Veleshtën, Oktisin dhe Belicën e Poshtme. Ky dokumentacion ekzistues është një bazë e mire dhe do të shërbej për përgatitjen e projektit kryesor.

Në takim u formua dhe ekipi projektues I cili duhet të bëj përgatitjet dhe plane për të gjitha aktivitetet, punimi I detyrave projektuese dhe specifikimi për përpilimin e projektit kryesor dhe revidimi i tij.

 

rabotensostanok1
rabotensostanok2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor