Trajnim

Strugë, 9 qershor - Prej sot prodhuesit bujqësor nga Rajoni planor Jugperëndimor mund t'i shfrytëzojnë shërbimet për testimin e kualitetit të tokës me laboratorët mobil të cilat Këshilli rajonal ua shpërndau njësive rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave në Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë dhe Makedonski Brod. Këta laborator bashkëkohor janë një ndihmë e madhe për përcaktimin e prodhimtarisë bujqësore, si  në fazën e plehërimit me  çka do të reduktohet përdorimi i pakontrolluar i pesticideve.

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor bashkë me furnizuesin e pajisjes ndërmarrjen Farmahen nga Shkupi sot realizuan trajnim me persona kompetent nga njësit rajonale, me çka prej nesër bujqit do të mundet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Furnizimi I këtyre laboratorëve realizohet në kuadër të projektit rajonal "Promovimi i produkteve bujqësore dhe qumështore", që Qendrës për zhvillim ia miratoj Byroja për zhvillim rajonal. Mjetet janë ndarë nga buxheti nacional për përkrahjen e rajoneve planore.

 

obuka1
obuka2

 

 

obuka3 obuka4

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor