Delegacion nga Normandia e Poshtme në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

Strugë, 7 korrik MIA Rajoni nga Normandia e Poshtme nga Franca, me projekte të përbashkëta me Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, do t'i iniciojnë llojet selektive të turizmit me qëllim që të zgjatet sezoni turistik, çka është me rëndësi për rritjen e ekonomisë turistike, u theksua sot në takimin e përbashkët, përmbyllës me përfaqësuesit e pushtetit rajonal dhe aktorë të tjerë të organizatave dhe asociacioneve turistike nga kjo sferë, të cilët ditët e kaluara ishin mysafir në rajonin planor Jugperëndimor.

Pas vizitës së një numri të madh të vendeve turistike në Rajon, u ra dakord se bashkëpunimi i përbashkët mund të realizohet në fushën e intensifikimit të turizmit rural, sepse aty ekzistojnë mjaft potenciale, theksoi Sandrin Fanzhe, udhëheqësi i sektorit për zhvillim të turizmit në Rajonin e Normandisë së Poshtme. Ajo theksoi se Maqedonia, gjithashtu, mund t'i shfrytëzojë përvojat franceze në procesin e profesionalizimit të punëtorëve turistik, si dhe në observimin e ekonomisë turistike, sidomos në pjesën e nevojave të klientëve.

U ra dakord që bashkërisht të punohet në promovimin e potencialeve turistike të rajonit planor Jugperëndimor, për çka, bashkërisht nga ana jonë dhe ajo franceze deri në fund të gushtit do të punohet edhe plani aksionar. Në modelimin e tij, nga ana jonë, do të përfshihet edhe Agjensioni nacional për promovimin e turizmit, e cila sipas përvojave franceze, veçanërisht duhet të jetë në ndihmë të ofruesve të shërbimeve të vegjël në sferën e turizmit, të cilat në rajon i ka shumë, por për fat të keq ngelin të panjohura për mysafirët e huaj.

Sipas udhëheqëses së Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska, është me rëndësi, nëpërmjet bashkëpunimit, të arrihen rezultate konkrete, çka do të ndikojë në zhvillimin e iniciativave lokale në rajon. Duhet të theksohet se disa komuna nga Rajoni i Normandisë së Poshtme në periudhën e kaluar bashkëpunuan me komunat Ohër, Strugë, Vevçan dhe Dibër në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor