THIRRJE PUBLIKE për persona të papunë të interesuar për punë praktike

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në bashkëpunim me GIZ RED Programin për zhvillim ekonomik rajonal në Republikën e Maqedonisë, PSM Fondacionin dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, si pjesë e projektit "Krijimi i vendeve të punës përmes Punës praktike", shpall thirrje për 15 persona të papunësuar të interesuar për punë praktike, për peiudhë 3 mujore. Projekti mundëson mbështetje dhe drejtim profesional të rinjve të papunësuar, nëpërmjet trajnimeve dhe praktikës të arrijnë aftësi dhe njohuri relevante, me qëllim të punësimit ose vetë punësimit më të lehtë dhe përshtatje në vendet e punës.

Për punën e praktikantëve është paraparë mbështetje financiare bruto mujore prej 6.000,00 denarë, në të cilën shumë janë përfshirë harxhimet për tatim personal dhe sigurimit në punë. Në pajtueshmëri me nevojat e identifikuara te firmat e interesuara, kandidatët potencial për praktikantë duhet t'i plotësojnë këto.

Kushtet e përgjithshme:

-       Persona jo të punësuar në moshë prej 22-30 vjet;

-       Të jenë të paraqitur në Agjensionin për punësim;

-       Diplomë universitare për arsimin e mbaruar nga kualifikimi i kërkuar;

-       Të jenë banorë nga komunat e rajonit planor Jugperëndimor.

 

Kualifikimet të kërkuara nga firmat sipas veprimtarisë dhe vendndodhjes:

Firma IPSH "D-r Dicoska" nga Kërçova ka nevojë për:

  • 1 mjek të diplomuar për mjekësi të përgjithshme.

 

Firma "Sefa Trans" nga Struga ka nevojë për:

  • 1 student i diplomuar për Ekonomi ose Administratë publike.

 

Firma "Jove" nga Ohri ka nevojë për:

  • 1 termoelektrik i diplomuar (Fakulteti i mashinerisë), të ketë njohuri në AUTOCAD.

 

Firma "Ineks Gorica" nga Ohri ka nevojë për:

  • 2 Gastronomë (kuzhinjer)

 

Firma "Hajba Turs" nga Ohri ka nevojë për:

  • 1 praktikant me fakultetin e Ekonomisë, Turizmit, Gjeografisë. Të zotërojë gjuhën angleze, punën me kompjutor dhe Internet.

 

Firma "VPA" nga Ohri ka nevojë për:

 

  • 1 ekonomist i diplomuar (drejtimi marketing, насока маркетинг, detyrimisht të njohë gjuhën angleze)
  • 1 ekonomist i diplomuar (drejtimi menaxhment, detyrimisht të njohë gjuhën angleze)
  • 1 dizajner grafik (detyrimisht të njohë gjuhën angleze)

 

Paraqitja:

Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar përshkrim të shkurtër (CV) në e-mail: CRJugozapaden@rdc.mk dhe valon.kaba@rdc.mk më së voni deri në 21.07.2011.

 

 

Kontakt personi:

Valon Kaba

Tel.: (046) 550-146

Mob.: 070  316-883

Strugë

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor