Implementimi i projekteve rajonale

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor filloi me realizimin e projekteve rajonale, të miratuara nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2011. Në tre prej projekteve janë të kyçur të 13 komunat nga rajoni planor Jugperëndimor, dhe ato janë: Selektimi i mbeturinave dhe furnizimi i enëve për mbledhjen e letrës dhe plastikës, Furnizimi i instrumenteve për detektimin e humbjes së ujërave dhe Organizimi i karvanëve me grupe folklorike me mundësi për prezantimin e ushqimit tradicional dhe etno-shfaqje.

 

Në tre projektet tjera - Studim fizibiliteti për bartjen e ujërave të zeza nga lokaliteti Gradishte deri në Shën Naum, Punimi i projektit teknik për kanalizimin fekale për Komunën Vevçan dhe një pjesë e komunës së Strugës (vendbanimet Belicë e Poshtme, Oktis, Podgorc dhe një pjesë e Veleshtës), dhe Vendosja e punktit matës për emetimin e gazrave dhe ndotja e ajrit në Osllomej, si partnerë paraqiten nga tre komuna nga Rajoni.

 

Vlera e përgjithshme e gjashtë projekteve është diçka më shumë se 12 milionë denarë, mjete që i shpërndan Qeveria e Maqedonisë për zhvillim të rajoneve planore. Projektet janë të orientuara drejt zgjidhjes së disa problemeve aktuale në rajon, si dhe për zvogëlimin e dispariteteve në mes rajoneve dhe zhvillimit të iniciativave për afrimin drejt Bashkimit Evropian.

 

Operativno_1.jpg
Operativno_2

© 2011 - Qendra për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor